Fjalë Kyçe

Gjendet në Norvegji trupi i fëmijës së humbur kurdo-iranian

Gjendet në Norvegji trupi i fëmijës së humbur kurdo-iranian

Policia në Norvegji ka thënë që trupi i ngjetur në bregdetin e vendit është ai i një foshnje 15 muajshe të zhdukur i cili vdiq në Kanalin Anglez vitin e kaluar.

Fëmija, i quajtur Artin, vdiq së bashku me katër anëtarë të familjes kur anija me të cilën po udhëtonin u fundos në tetor.

Familja kurdo-iraniane ishte përpjekur të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca.

Familjarët e familjes kanë folur për pikëllimin dhe hutimin e tyre ndërsa prisnin të dëgjonin se çfarë kishte ndodhur me Artin.

Por tani eshtrat e fëmijës do të kthehen në Iran për t’u varrosur.

Anija që bartte familjen u përmbyt në 27 tetor. Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, Shiva Mohammad Panahi, 35 vjeç, Anita, nëntë vjeç dhe Armin, gjashtë, të gjithë vdiqën.

Familja ishte nga qyteti i Sardasht në Iranin perëndimor, afër kufirit me Irakun.