Fjalë Kyçe

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Shtime

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Shtime

Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer (predhë) është gjetur ditën e enjte në Shtime.

Policia bën të ditur se tërheqjen e mjetit e kanë bërë KFOR-i dhe njësiti i FSK-së.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer-predhë që dyshohet të jetë nga lufta e dytë botërore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, KFOR-i dhe njësiti i FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.