Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Vitomericë të Pejës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka treguar se rasti është inicuar si hetim i vdekjes me urdhër të prokurorit të shtetit.
“Sot rreth orës 06:55 në mëngjes, Policia ka marrë informacion se në fshatin Vitomericë në Pejë një person është i shtrirë dhe pa shenja jete. Me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe prokurori i shtetit me urdhër të të cilit rasti është inicuar si hetim vdekje”, tha Rugova.
Gjithashtu, ky i fundit ka shtuar se Policia po punon intensivisht për zbardhjen e rastit.