Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren gjatë ditës së djeshme.
Policia ka njoftuar se nga ekipi mjekësor është raportuar se gjatë vizitës së një pacienti në një familje, kanë konstatuar se viktima mashkull K/Shqiptar ishte pa shenja jete.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori dhe me urdhër të tij, është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Alo/