Gjenerali tashmë i Ushtrisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se sigurisht që NATO do ta rishikoj mandatin e saj në Kosovë, pasi tani Kosova ka ushtrinë e saj dhe duhet që të u përshtatet nevojave të reja.
Rama ka thënë se nuk sheh ndonjë ndryshim apo ftohje në raportet mes NATO-së dhe Kosovës, pasi ushtria e Kosovës është produkt i NATO-së, dhe kjo e fundit sa është organizatë ushtarake po aq është edhe organizatë politike.
Rama për fund është shprehur se ai është i sigurt që bashkëpunimi ndërmjet NATO-së dhe Ushtrisë së Kosovës vetëm sa do të rritet./Gazeta Alo