Nga e shtuna, ata që kthehen nga pushimet mund të testohen në përgjithësi dhe falas në Gjermani. Për pushuesit nga zonat e rrezikut ekzistojnë rregulla më të rrepta. Kapacitetet e testimit në Gjermani janë zgjeruar.
Në luftë kundër përhapjes së virusit Corona do duhet të testohen gjerësisht në Gjermani të kthyerit nga pushimet. Nga e shtuna të gjithë udhëtarët që hyjnë në Gjermani brenda 72 orësh pas mbërritjes, edhe pa shenja të sëmundjes mund të testohen falas. Këtë e parashikon një urdhëresë e ministrit të Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn. “Kush vjen nga një udhëtim do duhet të testohet, vullnetarisht dhe falas.” Rritja e numrit të infeksioneve në Gjermani janë sinjal i qartë. “Virusi nuk bën pushime” , tha Spahn.
72 orë kohë
Testet falas do duhet të bëhen brenda 72 orëve pas hyrjes në Gjermani, ato mundësohen në aeroporte, stacione treni dhe pika të tjera udhëtimi, qendra shëndetësie apo klinika mjekësore. Për vendet se ku bëhet testimi mund të informoheni në numrin 116 117. Nga federata merren përsipër edhe testet përsëritese. Në fillim testet i paguan sigurimi shëndetësor, por qeveria ka bërë të ditur, se do të ketë një subvencion miliardash për sigurimet shëndetësore.
Rregulla më të ashpra janë në fuqi për ata që kthehen nga zonat e rrezikut. Në BE vetëm Luksemburgu konsiderohet zonë rreziku në Gjermani, dhe rajonet spanjolle, Aragon, Katalonjë dhe Navarra. Jashtë BE-së konsiderohet Ballkani Perëndimor si zonë rreziku dhe mjaft vende jashtë europiane. Kush vjen nga këto zona do duhet të kalojë menjëherë në karantinë 14 ditë dhe të bëjë njoftim tek Qendra e Shëndetësisë. E mundur është edhe paraqitja e një testi jo më të vjetër se 48 orë. Nga java e ardhshme testimi është i detyruar për të kthyerit nga zonat e rrezikuara. Deri sa të vijë rezultati i testit (nëse nuk ke një test negativ jo më të vjetër se 48 orë) personi duhet të qëndrojë në karantinë.
Për shkak të rritjes së infeksionene të reja, ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier ka kërkuar ndëshkime më të rrepta për të ata shkelin rregullat e Coronës. “Kush rrezikon të tjerët me qëllim, duhet të llogarisë me atë që kjo mund të ketë pasoja të rënda”, tha Altmeier per DW. “Ajo që përjetojmë si rritje rreziku lidhet kryesisht me sjelljen e gabuar, pa kujdes dhe nganjëherë të papërgjeshme të një numri të vogël njerëzish.” “Këtë duhet ta ndalim më me efekt se më parë”, tha Altmeier, që nuk përjashton gjoba dhe penalizime të tjera, nëse veprohet me qëllim apo neglizhencë të madhe