Fjalë Kyçe

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Duke diskutuar sfidat e biznesit të vogël, pedagogia Irma Shkrepa solli rastin e fermerëve, produktet e të cilëve shpesh përfundojnë në kanale pasi nuk plotësojnë standardet.

Sipas saj, jo në të gjitha rastet fajtor është qeveria.

“Vijon për disa vite që fermerët hedhin në kanale produktet e tyre. I fundit ka qenë hedhja e kastravecëve, ndërkohë që një muaj përpara grosistëve iu janë kthyer në mënyrë masive eksportet. Gjermania zbuloi që kastravecët e mbjellë në Shqipëri nuk plotësojnë kushtet e BE sepse është përdorur një pesticid që bën dëm. Përse ndodhi situata? Fermerët refuzojnë të bashkohen dhe rrinë të parcelizuar”, deklaroi ajo në News 24.

“Në rast se ky biznes i vogël pra fermerët, nuk dinë dhe nuk e kanë të qartë pse mbjellin kastravecë, kujt do t’ia shesin. Është kollaj të hedhësh te qeveria. Duhet të fillojmë te pjesa e ndërgjegjësimit të vetes. Pyetja bazike është kujt do t’ia shesësh dhe në momentin që thotë do t’ia shes Gjermanisë, a e di se cilat janë kriteret”.

“Qeveria edhe mund të ketë faj, por nuk e zgjidh problemin. Sipërmarrjet prandaj, janë motorë pasi janë të pavarur. Të gjithë ata të ndërgjegjësohen se çfarë do të prodhojë, kujt dhe kur. Çfarë e rëndon sot biznesin nuk janë fajtorët e jashtëm, janë të brendshëm”.