Fjalë Kyçe

Gjermania ndalon qeset e plastikës

Gjermania ndalon qeset e plastikës

Gjermania po planifikon ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës njoftoi ministria e ekologjisë së qeverisë federale gjermane , transmeton Gazeta Metro.

Pasi që marrëveshjet në baza vullnetare me rrjetet e shitoreve me pakicë për të ulur përdorimin e qeseve  të plastikës nuk kanë funksionuar dhe nuk kanë prodhuar rezultatet e pritura do të paraqesin një ligj për ndalimin e plotë të tyre njoftoi Ministrja e Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore, Svenja Schulze.

“Ministria ime do të nisë një proces për ndalimin e tërësishëm të qeseve të plastikës” tha Schulze, e cila nuk përcaktoi afat kohor për zbatimin e kësaj mase.

Ajo shpjegoi se synimi është jo vetëm zbritjen e përdorimit të qeseve të plastikës, por të plastikës në përgjithësi.

Bashkimi Europian do të ndalojë produkte të plastikës me një përdorim si pirunë, thika pas vitit 2021, por produkte tjera përcaktoi periudhë kalimtare të caktuar.