Fjalë Kyçe

Gjermania rrezikohet të hedhë rreth 60,000 vaksina të AstraZenecas

Gjermania rrezikohet të hedhë rreth 60,000 vaksina të AstraZenecas

Gjermania mund të detyrohet të hedhë dhjetëra – mijëra doza të vaksinës AstraZeneca deri në fund të këtij muaji, për shkak të kalimit të afatit të tyre.

Një grup mjekësh kanë bërë të ditur se vaksinat mund të hedhën nëse ato nuk përdoren para se t’u kalojë afati i përdorimit, që pritet të ndodh në fund të muajit qershor.

Bëhet fjalë për rreth 60,000 doza të AstraZeneca, ka raportuar një gazetë gjermane.

Politikani i CDU-së, Erwin Ruddel, i cili është edhe shef i Komitetit të shëndetësisë në Parlamentin gjerman, ka kërkuar nga qytetarët të cilët janë në listë të pritjes për tu vaksinuar me vaksina të tjera, të ri-konsiderojnë marrjen e vaksinës AstraZeneca. Këto vaksina kishin mbërritur në Gjermani nga Danimarka, për shkak se atje nuk përdoren më pas rasteve të mpiksjes së gjakut.

Sipas raporteve, edhe një kontingjent tjetër prej 58,000 vaksinash pritet të zbarkojnë në Gjermani nga Danimarka, të cilave po ashtu u përfundon afati në fund të muajit qershor.

Ndërkohë, sipas raporteve të fundit të Institutit “Robert Koch”, Gjermania deri më tani ka administruar me 53.4 milionë doza të vaksinës.