Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa po drejtonte veturën e tij në rrugë nga pakujdesia ka aksidentuar veturën tjetër që ishte në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime vetë i dyshuari e po ashtu edhe 6 persona të tjerë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.
Në raportin e Policisë flitet edhe për një aksident që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Gjilan rreth orës 21:25.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa po drejtonte veturën e tij në rrugë nga pakujdesia ka aksidentuar dy vetura.
Si pasojë e aksidentit pos dëmeve materiale janë lënduar katër persona, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.