Fjalë Kyçe

Gjilan, gjenden 42 copë granata dore

Gjilan, gjenden 42 copë granata dore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Breslac të Gjilanit janë gjetur 42 copë granata dore.

Policia bën të ditur se granatat e dorës janë hasur nga një qytetar i cili ishte duke punuar në hapjen e një rruge.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsejtë 42 copë granata dore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 15:00.