Fjalë Kyçe

Gjimnazistët e Mitrovicës kthehen nga ekskursioni në Shqipëri, shkaku i tërmeteve

Gjimnazistët e Mitrovicës kthehen nga ekskursioni në Shqipëri, shkaku i tërmeteve

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e gjithë gjimnazistëve që gjendeshin për vizitë në Shqipëri, për shkak të disa tërmeteve që ndodhën atje në 24 orët e fundit.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se kjo është bërë për shkak të sigurisë së nxënësve.

Postimi i Agim Bahtirit:

Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë.

Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.

Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë.