Fjalë Kyçe

Gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj për tejkalim shpejtësie

Gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj për tejkalim shpejtësie

Polcia e Kosovës ka gjobitur një me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe me tre muaj ndalim të vozitjes.

I njëjti është kapur nga policia duke vozitur 144 km/h në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 70 km/h, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.