Shkencëtarët në Universitetin e Glasgout, kanë krijuar një gjuhë artificiale që mund të dallojë ndryshimet mes uiskive të ndryshme.
“Në thelb, gjuha sheh një ngjyrë të veçantë. Kur vendos lëng në majë të asaj gjuhe, ngjyra ndryshon. Jo aq sa ta shohësh me sy të lirë por mjaftueshëm për ta konfirmuar me një spektrometër. Ndaj, kur ne vendosim uiskin mbi të, ajo ndryshon ngjyrë shumë lehtë. Ne e bëjmë këtë disa herë, me një numër gjuhësh, që reagojnë ndryshe ndaj kimikateve të ndryshme”, thotë një prej shkencëtarëve.
Shkencëtarët thonë se e filluan me uiskin për shkak se është një pije e dashur për shumëkënd. Por, me kalimin e kohës dhe me thellimin e studimit të tyre, gjuha artificiale mund të përdoret edhe për të tjera qëllime, si psh për të verifikuar prodhimet e falsifikuara.
Sipas tyre, gjuha artificiale mund të klasifikojë produktet, dhe mund të thotë nëse një uiski është i ndryshëm nga të tjerët, por nuk mund të tregojë nëse është i mirë apo jo. Gjuha nuk mund të tregojë shijet e veçanta që një njeri mund t’i dallojë. Kjo mund t’ju tregojë se përzierja kimike është e ndryshme…