Fjalë Kyçe

Gjuriq mbi ndryshimin e qeverisë në Kosovë: Serbët s’kanë asgjë për të shpresuar

Gjuriq mbi ndryshimin e qeverisë në Kosovë: Serbët s’kanë asgjë për të shpresuar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, beson se në pushtet në Kosovë do të vije dikush me qëndrim të vendosur ndaj serbëve, dhe se serbët nuk kanë asgjë për të pritur pas zgjedhjeve.

“Kushdo që do të jetë në pushtet do të jetë një nga përfaqësuesit e separatistëve. Ka shumë të ngjarë që ata të përfaqësohen nga një person i njohur, dikush që garon dhe do të marrë një pozitë më të vështirë kundër serbëve. Neve na takon që të punojmë për serbët dhe ta bëjë këtë përmes mbështetjes së 149 projekteve “, tha Gjuriq për RTS, transmeton Klan Kosova.