Forcat izraelite bombarduan Rripin e Gazës, përfshirë Rafahun, edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila urdhëroi pezullimin e operacioneve ushtarake në këtëzonë.
Dëshmitarët palestinezë dhe France Presse raportuan për sulme izraelite në Rafah dhe Deir al-Balah, i cili ndodhet në qendër të Rripit.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se një numër i panjohur palestinezësh kanë humbur jetën mbrëmë në pjesën jugore të qytetit të Hebronit, në Bregun jugor Perëndimor, pas një sulmi izraelit me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse. Wafa, e cila citon një nga korrespondentët e saj, shton se ushtarët kanë vendosur një shtetrrethim në zonë dhe kanë forcuar kufizimet në lagjet Jaber, as-Salaymeh dhe Wadi al-Hasin.
Të paktën katër persona vdiqën pas një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Gazës. Sipas burimeve, sulmi ajror izraelit goditi një ndërtesë apartamentesh, ku pati dhe disa të plagosur.