Fjalë Kyçe

Gjykata Ndërkombëtare do të hetojë krimet e izraelitëve në territoret palestineze

Gjykata Ndërkombëtare do të hetojë krimet e izraelitëve në territoret palestineze

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka konfirmuar se ka juridiksion mbi krimet e luftës të kryera në territoret palestineze. Vendimi i hap rrugë gjykatës që t’i nisë hetimet për krimet e mundshme të luftës.

Prokuroria e Gjykatës edhe më parë kishte bërë thirrje për hetime, duke u arsyetuar se ka bazë të mjaftueshme për të besuar se janë kryer krime lufte nëpër territoret palestineze.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, që është shprehur i gatshëm ta mbrojë secilin qytetar dhe ushtar nga ajo që e ka quajtur “trup politik”.

Autoritetet palestineze janë shprehur të kënaqura me vendimin. Kanë thënë se është fitore e drejtësisë dhe njerëzores.

Prokuroria kanë thënë se janë mbledhur ekzaminime preliminare, të mjaftueshme për t’i plotësuar të gjitha kriteret për nisjen e hetimeve.

Kryerësit e krimeve kundër njerëzimit dyshohet se janë Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe grupet palestineze si “Hamasi”.