Fjalë Kyçe

Gjykata ndërpret dëshminë e Dobrunës Sokol Dobruna

Gjykata ndërpret dëshminë e Dobrunës Sokol Dobruna

Gjykata Speciale ka vendosur ta ndërpresë dëshminë e Sokol Dobrunës, pasi palët u pajtuan që deklaratat e tij të mëparshme të pranohen si prova.

Sokol Dobruna, ish-udhëheqës i Shërbimit Juridik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar dëshminë në Dhomat e Sepcializuara të Kosovës në Hagë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dobruna po dëshmon përmes video-lidhjes, e gjithashtu pranë tij është edhe avokati Arianit Koci.

Në shumicën e pyetjeve të prokurorisë Dobruan ka thënë se nuk është në gjendje të përgjigjet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Edhe pse jam ka harresa shumë keq, nuk po e kuptoj këtë qasje të prokurorit, nuk jam në gjendje të më kujtohen të gjitha”, ka thënë Dobruna.

Dobruna ka refuzuar që të përgjigjet në seancë private. Ai ka thënë se dëshiron që e gjithë dëshmia e tij të jetë publike.

Gjithashtu, Trupi Gjykues po jep pushime më të shpeshta se zakonisht.