Fjalë Kyçe

Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë

Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë

Pas një incidenti në protestën “Serbia kundër dhunës” në Beograd, një shtetas amerikan është dënuar me 30 ditë burg, ndërsa një 22-vjeçar është dënuar me 15 ditë burgim.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas të cilëve policia ka dërguar në ambientet zyrtare një njëzet e dy vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas amerikan, në një shesh përballë Dhomës së Asamblesë Kombëtare

Por siç pretendojnë mediat serbe, shtetasi amerikan dyshohet se kishte provokuar më parë qytetarët që ndodheshin aty, përcjell Telegrafi.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, pas konsultimit me prokurorinë kompetente, kundër njëzet e dy vjeçarit dhe një shtetasi amerikan, me banim të paregjistruar në Serbi, janë ngritur kallëzime për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Gjithashtu, ndaj shtetasit amerikan është ngritur kallëzim kundërvajtës për shkelje të ligjit për të huajt.

Me vendim të Gjykatës për Kundërvajtje në Beograd, shtetasi amerikan është dënuar me 30 ditë burg, ndërsa njëzet e dy vjeçari është dënuar me 15 ditë burgim, në të cilin është dërguar menjëherë.