Ish-ushtari i UÇK-së, tani kapiten i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Lajmin e ka konfirmuar Bojaxhiu, duke thënë se kësaj ftese do t’i përgjigjet pozitivisht dhe se do t’i mbrojë kështu vlerat e luftës.
“Po, lajmi është i vërtetë dhe unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të shkoj atje dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë Bojaxhiu, duke bërë të ditur se intervistimi i tij në Hagë do të jetë më datën 25 shtator.
Për këtë ftesë, ka reaguar edhe OVL e UÇK-së në Dragash, duke e kundershtuar këtë veprim të gjykatës Speciale.
“Ne reagojmë ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila po iu bën padrejtësi bashkëluftëtareve tanë”, thuhet në reagimin e veteranëve të Dragashit.