Fjalë Kyçe

Gjykata Speciale, Sylejman Selimi jep deklaratën e parë

Gjykata Speciale, Sylejman Selimi jep deklaratën e parë

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi  sot ka dhënë deklaratën e tij në Prishtinë Gjykatën Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur, avokati i tij, Tomë Gashi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

Ndërsa, ka njoftuar se në ora 14;00 do të mbahet një konferencë për media ku do të flitet për këtë çështje

Më poshtë postimi i Gashit pa ndërhyrje:

KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË DEKLARATËN E TIJ NË PRISHTINË

Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij Tomë GASHI dhe Gregor Guy SMITH, ju ftojm në Konferencë për media në oren 14.00h, në zyren tonë në Prishtinë,

Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino ABC), që të ju njoftojm lidhur me këtë çështje./Gazeta Alo/

Fotografia e Tomë V. Gashi