Fjalë Kyçe

Gjykata vendos: Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm

Gjykata vendos: Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm

Bedri Krasniqi u shpall i pafajshëm dhe u lirua në mungesë të provave.

Bedri Krasniqi i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK – ut në vitin 2004 sot u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Ky vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues në këtë çështje, Arben Hoti.

Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes ishte ngritur me 21 korrik të vitit 2017 me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

Ekipi i Lajmi.net po qëndron në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të përcjellë nga afër këtë ngjarje.

Forca të shumta policore e kanë sjellur në objektin e gjykatës, e shumë policë po qëndrojnë në gjykatore

Edhe familjarë të Bedri Krasniqit janë parë në seancë, gruaja dhe vëllai

Fjala përfundimtare në këtë rast u dha në seancën e kaluar me date 9 shtator të vitit 2023.Gjatë kësaj seanca Prokuroria kërkoi dënimin e të akuzuarve.