Një person i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë njofton policia, shkruan Gazeta Alo.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Gazeta Alo/