Fjalë Kyçe

Godet tre këmbësorë, arrestohet një shofere në Lipjan

Godet tre këmbësorë, arrestohet një shofere në Lipjan

Një femër është arrestuar dje në Lipjan, e cila derisa ka qenë duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident trafiku ku i kishte goditur tre këmbësorë dy femra dhe një mashkull, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia.