Fjalë Kyçe

Goditet këmbësorja në Prishtinë, policia jep detaje

Goditet këmbësorja në Prishtinë, policia jep detaje

Sonte rreth orës 20:00 një këmbësore është goditur nga një veturë në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse e Policisë nga rajoni i Prishtinës, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku automjeti në lëvizje e ka goditur vajzën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Si pasojë e asidentit , lëndime trupore ka pësuar këmbsorja( femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.