Fjalë Kyçe

Goditet nga rrufeja, digjet shtëpia në Australi

Goditet nga rrufeja, digjet shtëpia në Australi

Një shtëpi ka shpërthyer në flakë në Australi pas goditjes nga rrufeja.

Përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale shikohet momenti kur shtëpia shpërthen në flakë sapo goditet nga rrufeja në çati.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në Sidnein perëndimor u shkatërrua nga flakët pasi një stuhi e fuqishme goditi të gjithë qytetin, Blue Mountains dhe Central Coast.

“Raportet fillestare tregojnë se shtëpia është goditur nga rrufeja, duke shkaktuar zjarrin”, kanë thënë autoritetet. Stuhia thuhet se solli shi të dendur, breshër dhe erëra të forta që shkaktuan, ndër tjerash edhe shembjen e çatisë së një qendre tregtare.