Sot rreth orës 18:00, një person është goditur nga vetura në lagjen e Veternikut në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se këmbësori është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që ka marrë lëndime të rënda trupore.
“Rreth orës 18:00 policia ka pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar një këmbësor i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”,ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.