Fjalë Kyçe

Gratë saudite tani do të lejohen të jetojnë vetëm pa lejen e familjes

Gratë saudite tani do të lejohen të jetojnë vetëm pa lejen e familjes

Arabia Saudite ka ndryshuar një pjesë të një ligji, duke lejuar që gratë beqare, të pamartuara, të divorcuara dhe të veja, të jetojnë vetëm nga familjet e tyre pa pasur nevojë për pëlqimin e kujdestarit apo të kryefamiljarit.

Ligji, pjesë e nenit 169 të Ligjit të Procedurës para Sheriatit, u hoq dhe u zëvendësua nga një ndryshim që lejon gratë e rritura, me mendje racionale, të jetojnë në shtëpi të ndara, shkruan TRT World, përcjell Klankosova.tv.

Ky ndryshim erdhi si pjesë e një vendimi historik në favor të 32-vjeçares Mariam al Otaibi, një shkrimtare, e cila fitoi çështjen e saj në gjykatat Saudite për të jetuar vetëm. Ajo kishte kaluar më shumë se 100 ditë në burg në Arabinë Saudite, pasi babai i saj kishte bërë denoncim në polici për largimin nga shtëpia dhe puna pa leje.

Nga fëmijëria deri në moshën e rritur, çdo grua saudite kalon nga kontrolli i një kujdestari ligjor tek tjetri, vendimet e të cilit mund të përcaktojnë rrjedhën e jetës së saj. Kujdestarët ligjorë shpesh janë babai ose burri, por gjithashtu mund të jenë vëlla ose edhe djali.