Fjalë Kyçe

Grenell i del në mbrojtje Trump-it, kritikon Bidenin

Grenell i del në mbrojtje Trump-it, kritikon Bidenin

Richard Grenell, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Arsyeja për reagimin e Grenellit u bë njoftimi për mbylljen e përhershme të llogarisë së Trumpit në Twitter raporton Gazeta Express.

“Hej, Joe Biden dhe Kamala Harris, fat të mirë për t’ju thënë vendeve të tjera se nuk mund të heshtin, censurojnë ose burgosin kundërshtarët e tyre politikë. Kjo është një krizë për brendin amerikan dhe ju po festoni fuqinë (e përkohshme) që vjen me të”, shrkoi Grenell, i dërguari special në ikje i Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi.

Demokratët në Kongres kanë kërcënuar të rinisin procesin e tërheqjes së Trump përmes amabdamentit të veçantë, në rast se ai nuk do të tërhiqet paqësisht, duke e fajësuar atë për trazirat e fundit që ndodhën në Capitol Hill në Washington.

Pas trazirave, Twitter vendosi ta pezullojë përfundimisht llogarinë e presidentit amerikan për shkak të, siç thanë, “rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

“Pas një rishikimi të hollësishëm të tweeteve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, deklaroi kompania amerikane të premten.

Më vonë gjatë së shtunës, Grenell tregoi me mburrje se kishte arritur t’i bënte 36,000 ndjekës në rrjetin social Parler gjatë dy ditëve të fundit.

Parler është një rrjet social në të cilin shumë mbështetës të Presidentit të SHBA-së Donald Trump kaluan pasi profilet e tyre në rrjete të tjera sociale, të tilla si Twitter, u pezulluan si pjesë e politikave të zbutjes së përmbajtjes, tha drejtori i Parler, John Matze, raporton Reuters.

Sidoqoftë, Apple ka kërcënuar ta heqë rrjetin social Parler nga App Store nëse nuk ndryshon së shpejti politikat e saj të përmbajtjes.