I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të japë dorëheqje nga posti i tij si ambasador në Gjermani.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter nga gazetari i Daily Wire, Ryan Saavedra.
Grenell do të largohet nga pozita e ambasadorit në Berlin, kur John Ratcliffe të konfirmohet nga Senati Amerikan si shef i ri i Inteligjencës Kombëtare.
“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell, e ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai do të japë dorëheqje nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani sapo John Ratcliffe të konfirmohet nga Senati në këtë pozitë”, ka shkruar Saavedra.