Fjalë Kyçe

Greta Thunberg fiton çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit

Greta Thunberg fiton çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit

Disa ditë pas fjalimit të fuqishëm në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën, aktivistja suedeze, Greta Thunberg, është zgjedhur në mesin e katër personave që kanë fituar një çmim ndërkombëtar, i cilësuar si “Nobel alternativ”.

Nxënësja nga Suedia, e cila i akuzoi emocionalisht liderët botërorë për tradhti ndaj gjeneratës së saj, u vlerësua larg nga juria e çmimit “Rights Livelihood”, për frymëzimin dhe ngritjen e kërkesave politike për masa urgjente klimatike, mbështetur në të vërtetat shkencore.

Në mesin e fituesve të këtij çmimi, krahas aktivistet suedeze, ishin edhe Guo Jianmei, avokate kineze për të drejtat e grave, dhe Aminatoi Haidar nga Saharaja Perëndimore, e cila po lufton për pavarësinë e vendit të saj.

Çmimi “Right Livelihood” jepet prej vitit 1980 pasi fondacioni i Nobelit e kishte refuzuar propozimin për dy çmime të reja, për punën mjedisore dhe punën në vendet në zhvillim. Në të kaluarën, këtë çmim e kanë fituar edhe Edward Snowden, Wangari Maathai dhe Alan Rusbridger, shkruan “The Guardian”.

“Jam thellësisht mirënjohëse që jam njëra nga fitueset e këtij çmimi, që është nder i madh. Sigurisht, unë nuk jam fituesja. Unë jam pjesë e një lëvizjeje globale të nxënësve, të rinjve dhe personave të rriturve, të cilët kanë vendosur të veprojnë në mbrojtje të planetit tonë. Këtë çmim e ndaj me ta”, tha Greta Thunberg.