Pas një zënke mes dy femrave të nacionalitetit shqiptar, njëra nga to ka sulmuar cimeren e saj të dhomës me thikë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën Shaban Polluzha në Prishtinë rreth orës 19:45 të mbrëmjes.
Sulmuesja pas intervistimit nga Policia, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, e cila ka kanosur dhe ka tentuar t’i sulmojë me një thikë cimeren e saj viktimën femër K/Shqiptare. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia, transmeton Gazeta Alo.