Fjalë Kyçe

Gropa në rrugë, i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar në Angli (foto)

Gropa në rrugë, i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar në Angli (foto)

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Angli, i identifikuar si Algert Lleshi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2 qershor të këtij viti ndërsa 22-vjeçari është shpallur i vdekur 3 ditë më vonë.

Ai u dërgua në spitalin William Harvey. Sipas mjekëve ai kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë. Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin King’s College për një operacion urgjent. Tragjikisht, pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, Lleshi nuk u zgjua kurrë dhe u shpall i vdekur më 5 qershor, tre ditë pas aksidentit, raporton abcnews.al

Por kjo ngjarje tragjike është rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e mediave në Angli, pasi janë mbyllur hetimet. Algert Lleshi, i cili ka qenë duke udhëtuar me një biçikletë elektrike është rrëzuar dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Sipas hetimeve,  Lleshi ka humbur kontrollin e biçikletës për shkak të një grope në mes të rrugës dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në asfalt. Banorët e zonës kanë deklaruar se gropa në rrugë është mbyllur një ditë më pas.  Personat që i kanë dhënë ndihmën e parë kanë qenë dy shoferë dhe një infermiere që po kalonin aty rastësisht.

Miqtë e tij kanë bërë homazhe në vendin e aksidentit duke ndezur qirinj dhe kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e tij.