Fjalë Kyçe

Gruaja alivanoset nga rrahjet brutale të kamzhikut, u dënua për marrëdhënie jashtëmartesore

Gruaja alivanoset nga rrahjet brutale të kamzhikut, u dënua për marrëdhënie jashtëmartesore

Gruaja që po rrihej me thupër bambuje për shkelje të ligjeve radikale të Indonezisë kundër tradhtisë bashkëshortore, ra përtokë në agoni.

Pamjet e rënda vinin sot nga qyteti indonezian i Banda Aceh kur nje vajze humbi ndjenjat gjatë dënimit brutal sipas ligjit musliman Sharia, për “krimin e seksit jashtë martesës”.

E reja e paemëruar publikisht u dënua me 17 goditje kamzhiku së bashku me “partnerin e saj në krim”.

Dënimi u ekzekutua nga zyrtari i posaçëm, i njohur në vend si ‘Algojo’, i veshur nga koka te këmbët me pelerinën e murrme, dhe me identitetin e fshehur me anë të një maske të tipit ‘Zoro’.

Gruaja me veshje tradicionale islamike u godit me kallam bambuje.

Fotot e publikuara e tregonin atë të përkulej përpara në dhimbje gjatë kryerjes së dënimit.

Pas saj u krye dënimi i njëjtë edhe për partnerin e saj “ilegal”, i cili ndryshe nga gruaja shikonte stoik nga audienca teksa shkopi ulej e ngrihej në kurrizin e tij.

Aceh është e vetmja provincë indoneziane që zbaton ligjin islamik Sharia.

Një nga dënimet më të rënda të këtij tipi  është ai për marrëdhënie homoseksuale që mund të arrijë nganjëherë në 150 rrahje kamzhiku.

Viktimat shpesh humbasin ndjenjat gjatë dhënies së dënimit ose duhet të shtrohen në spital më pas.

Në vitin 2018, qeveria lokale ishte zotuar të ndalonte politikën e rrahjes publike me kamzhik, duke thënë se procedura do të kryhej në burgje.

Por megjithatë dënime të tilla kanë vijuar madje janë shtuar, sipas britanikes Daily Mail.