Një grua e ngathët pësoi një thyerje në qafë pasi ra nga dritarja derisa kishte dale për të pirë duhan. Jessica Ross ka pranuar se ajo është me fat që nuk ishte paralizuar apo mbytur në vend pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në Edinburg.
22-vjeçarja tha në Instagram se ajo po përpiqej të pinte një cigare dhe të shihte televizorin kur ndodhi aksidenti.
Punonjësja e Bankës Sainsbury shkroi nga krevati i saj në spital: “Unë rashë nga kati i epërm i banesës time kur isha duke pirë cigare. Qafa e thyer dhe fraktura në shpinë në pjesën e poshtme. Derisa isha varur në dritare më rrëshqiti dora. ”
Pavarësisht rrezikut për jetën të dielën, Jessica tashmë pasi e ka tejkaluar situatën, ka filluar të bëjë shaka. “Unë jam vajzë e matur. PS …. Unë ende i kam të gjithë thonjtë akrilikë”.
Duke folur rreth rastit të saj, Jessica tha: “Nuk pi duhan në dhomën e ndenjes. Diçka kishte në TV kështu që mendova, ‘Do të vrapoj dhe do ta hap dritaren dhe do të shoh televizorin dhe do të pi cigare njëkohësisht.’
“Unë u ktheva për të shkundur cigaren jashtë kur dora që ishte në parmakun e dritares ku po mbahesha më rrëshqiti dhe papritmas rashë poshtë.
“Unë isha varur te parmaku i dritares, gati për të rënë çdo moment. I dashuri im erdhi nga banjo, vrapoi dhe më kapi dhe më mbajti aq sa mundi, por unë u rrëzova dhe rashë poshtë”.
Ajo përballet me një rimëkëmbje të gjatë dhe një periudhë prej 12 javësh me mbajtjen e qafores. Ajo tha: “Kjo do të dukej më shumë zbavitëse nëse do t’u thoja njerëzve se isha e dehur, por në fakt unë isha esëll. “Kjo e provon se sa e ngathët jam.”