Fjalë Kyçe

Gruaja e infektuar mes lotëve: Mendova se ishte thjesht një grip, por…

Gruaja e infektuar mes lotëve: Mendova se ishte thjesht një grip, por…

Një nënë në Britani, e infektuar me koronavirusin e ri, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ndalen së qenuri egoist dhe të qëndrojnë në shtëpi. Maecela Diaz Young, me anë të një video, u bëri lutje një audience të gjerë, që të qëndrojnë në shtëpi dhe në këtë mënyrë të minimizojnë përhapjen e epidemisë.

Mes lotëve ajo thotë: “Dua t’u them të gjithëve, ju lutem qëndroni në shtëpi. Ju lutem, ju lutem, respektoni karantinën. Kjo është shumë serioze. Njerëzit me sëmundje kronike mund të vdesin. Ju lutem mos u tregoni egoistë. Mendoni për njerëzit në rrezik”.

Marcela, tregon momentin e shfaqjes së simptomave të COVID-19.

“Kam pasur një javë me të vërtetë të keqe. Unë ende po përpiqem të marr frymë. Të gjithë më thonë: Nuk do të vdesësh Marcela. Unë nuk do të vdes, e di këtë, por ne po infektojmë njerëz dhe ata mund të rrezikojnë të humbin jetën.

Më tej ajo shtoi:

“Java që lamë pas ishte një javë që dua ta harroj. Është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodh me ju nëse jeni mbartës të koronavirusit. Ju nuk mund të merrni frymë si normalisht. Unë jam e frikësuar, por trupi im po e lufton këtë të keqe. Mendova se virusi nuk do të më prekte mua. Mendova se do të ishte një grip zakonshëm sezonal. Por jo, ky nuk është një grip i zakonshëm”.