Një pensioniste vdiq pas “shokut” që pësoi pasi hajdutët u futën në shtëpinë e saj ku ajo kishte jetuar tërë jetën dhe vodhën pasurinë e saj më të vlefshme.
Maureen Whale, 77-vjeçare, kishte jetuar në shtëpinë e saj të shkëputur në Barnet, në veri të Londrës që kur ajo u lind në vitin 1940, duke mbijetuar fushatën ajrore të Luftës së Dytë Botërore.
Ajo ishte duke shijuar pensionin e saj në vilën e vogël – e përshkruar si ‘bota e saj’ – pasi mbajti detyra të ndryshme si infermiere, sekretar mjekësor dhe bibliotekar, thanë miqtë.
Por paqja e znj. Whale u shkatërrua të martën rreth orës 18:00 – vetëm një javë para se ajo të festonte ditëlindjen e 78-të – kur dy çuna të rinj hynë në shtëpinë e saj dhe morën çdo gjë që mund të gjenin.
E tronditur nga vjedhja, zonjës Whale i ra të fikët derisa thirri policinë derisa vdiq tragjikisht ditën tjetër.
Mendohet se grabitja që çoi në vdekjen e saj ishte të paktën e treta me radhë e kryer në qarkun kohor brenda vetëm disa orëve nga banda e njëjtë, të cilët tani janë duke u kërkuar nga policia.
Ata vodhën stoli, duke përfshirë një unazë Pandora, një gjerdan Tiffany dhe një byzylyk.
Policia tha se një nga unazat e marra ishte një pjesë “unike”, derisa televizioni i saj “tepër i vjetër” nuk u kishte interesuar aspak hajdutëve.
“Ajo kishte familje, mbesën dhe nipin -dhe ka qenë shtëpia e familjes që nga viti 1928, ka qenë atje që nga viti 1940dhe ka jetuar atje gjatë gjithë jetës së saj’, tha një fqinj i saj.