Një grua 47-vjeçare nga Sacramento, California, ka përfunduar në koma, pasi kremi kundër rrudhave që kishte përdorur gjatë gjithë kohës.
Mësohet se gruaja pësoi helmim nga mërkuri.
Si ndodhi ngjarja?
Gruaja kishte pësuar komplikacione dhe kishte shkuar në urgjencë.
Ajo tha se i ishin mpirë duart dhe fytyra, kishte vështirësi në të folur dhe në të ecur. Simptomat e saj u përkeqësuan me kalimin e kohës dhe shkaktuan që nëna e pesë fëmijëve të futej në një gjendje kome.
Më pas mjekët dolën në përfundimin se ajo u sëmur prej helmimit nga mërkuri, marrë nga kremi kundër rrudhave që kishte blerë në Meksikë.
Mesa duket, e përdorte çdo ditë prej dy vitesh.
Departamenti i Shëndetit zbuloi se kremi përmbante një lloj tejet toksik mërkuri, të quajtur metilmërkur.
Mërkuri nuk është pjesë e përbërësve të kremit, por i ishte shtuar nga dikush pas blerjes. Niveli prej pesë mikrogramë mërkur për litër në gjak janë normale. Gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë për litër në trup.
Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtuesish që sjellin produkte kozmetike në të zezë dhe i shesin dorazi.