Fjalë Kyçe

Gruaja shkoi të bënte ultrazërin, por ankohet se mjeku i preku gjoksin (VIDEO)

Gruaja shkoi të bënte ultrazërin, por ankohet se mjeku i preku gjoksin (VIDEO)

Sarah Silverman thotë se ajo u trajtua keq nga një radiolog mashkull derisa po bënte mamografinë dhe ultrazërin.

Komediania postoi një foto të gjoksit të saj në Instagram të mërkurën mbrëma me një sqarim të gjatë ku shpjegon përvojën e saj të pakëndshme me mjekun e saj.

“Ai hapi fustanin tim dhe vuri xhel në gjinjtë e mi dhe e shpërndau atë me duart e zhveshura”, shkruan ajo, duke shtruar pyetjen se pse mjeku nuk mbante doreza.

“Kur ai zhvendos dorezën e ultrazërit mbi gjinjtë e mi, ai i gërvisht gishtat mbi lëkurë dhe kjo më shqetëson”, shpjegon aktorja 48-vjeçare, duke thënë se i kishte kërkuar mjekut në një kontroll të mëparshëm që të mos e bënte këtë.

Silverman tha se posti nuk synonte të akuzonte mjekun për sjellje të keqe seksuale, por t’i nxiste gratë e tjera të flisnin kur ndiheshin të pakëndshme.