Gruaja shtatzënë që nuk ha asgjë përveç frutave sepse ata i duken si ushqimi më i shëndetshëm thotë se të njëjtën gjë do bëjë me fëmijën e saj ta ushqej vetëm me fruta, transmeton Gazeta Metro
Anne Jensen, 23 vjeçe, është 25 javë shtatzënë me fëmijën e saj të parë vendosi të mos hajë asgjë tjetër gjatë këtyre muajve pos frutave dhe perimeve të pjekura.Ajo tha: “Para kësaj, unë isha duke ngrënë shumë, por nuk isha duke bërë gjënë duhur.Shumica e miqve të mi janë gjithashtu të të njëjtit mendim dhe pajtohen se kjo është zgjidhja më e shëndetshme që kam bërë.
“Por njerëzit në internet, të cilët nuk e kuptojnë këtë gjë kanë qenë kritikë, duke më thënë që duhet të pija qumështin e lopëve gjatë shtatzënisë për t’i dhënë fëmijës tim gjithçka që duhet.Unë besoj se qumështi i lopëve është për të vegjlit e lopëve, dhe se njerëzit mund të marrin të gjitha lëndët ushqyese që ata kërkojnë nga bimët”.
Ajo ishte vegjetariane për tetë vjet, por kur ishte 19 vjeç dhe jetonte në Francë, ajo filloi të kishte simptoma të çuditshme, duke përfshirë lëkundjet e muskujve dhe humbjen e flokëve dhe ndjehej përgjithësisht elodhur duke e shtyrë atë të kërkonte në internet për përgjigje.Ajo shpjegoi: Unë jetoja me një familje atje dhe haja ato që hëngrën ata, gjë që ishte ndryshe nga ushqimi im në shtëpi – shumë djathë, shumë krem dhe shumë ushqim të përpunuar.Unë mendoj se trupi im thjesht nuk mund të përballonte. Fillova të merrja të gjitha llojet e trajtimeve shëndetësore.Muskujt e mi dridheshin, flokët filluan të binin dhe do të ndjehesha kaq e lodhur .Diçka në kokën time më tha që mënyra më e shëndetshme për të jetuar ishte të hani fruta dhe perime – gjërat më natyrale në botë.
‘’Unë nuk e kam nisur këtë lloj të ushqyerit pa u bazuar diku. Kam shpenzuar rreth një vit duke e studiuar atë, duke lexuar studime dhe punime të ndryshme.’’-tha ajo.