Interpretuesit amerikanë të folk-muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.
Programi i këtij grupi nga Oklahoma prej 3 deri me 8 prill përfshin koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën.
Programi i koncerteve përfshin:
Të shtunën, më 6 prill:
Holli i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, në orën 20:30;
E hapur për publik dhe mediume;
Të hënën, me 8 prill:
Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, në orën 19:00 – 20:30;
E hapur për publik dhe mediume
Asmbasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë fjalë para koncertit në Gjakovë, dhe Kafu & Gipsy Groove do t’i paraprijnë interpretimit të grupit amerikan.