Fjalë Kyçe

Guvernatori takon ambasadorin e Suedisë, flasin për Rregulloren për dinarin

Guvernatori takon ambasadorin e Suedisë, flasin për Rregulloren për dinarin

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka pritur në ambasadorin e Suedisë në vendin Kosovë Jonas Westerlund.

Sipas njoftimit të BQK-së në këtë takim është folur edhe Rregulloren e BQK-së, me të cilën është ndalur përdorimi i dinarit në Kosovë.

“Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Westerlund mbi Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj. U sqarua se Rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së, si dhe ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro, nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Në këtë aspekt, thuhet se ambasadori Westerlund u njoftua edhe për “planin e BQK-së për zbatimin e kësaj Rregulloreje në praktikë, si dhe veprimet për lehtësimin e efekteve të saj, krahas angazhimit konstruktiv të BQK-së për lehtësimin e transferimit të mjeteve sipas modelit të propozuar dhe gatishmërisë për të diskutuar opsionet e mundshme ligjore”.

Në takim gjithashtu thuhet se është konstatuar se do të ketë shkëmbime të mëtutjeshme të informacionit me qëllim të bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet BQK-së dhe institucioneve suedeze në fushat e interesit të përbashkët.