Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë, në një shtëpi në rrugën ‘Ahmet Delija’ në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 26-vjeçarja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur në kokë. Për akuzat që i bëri bashkëshortja e tij, 29-vjeçari është ftuar të paraqitet në stacion për intervistim.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pasi u thirr nga Policia, mitrovicasi kishte vendosur të ndahet me bashkëshorten e tij dhe për këtë kishte njoftuar babain e kësaj të fundit, duke i thënë ‘mundesh me ardhë me marrë çikën tane se nuk është më gruaja jem’.