Sot në Istog, Policia e Kosovës ka vrarë një hajn i cili kishte tentuar të plaçkiste bankën.
Në vendin e ngjarjes ishte zhvilluar një luftë disa-minutëshe mes policisë dhe hajnit.
Në këtë rast i plagosur kishte mbetur polici Izet Demaj i cili vdiq më pas në spital nga plagët e marra.
Ndërkohë, është zbuluar edhe identiteti i hajnit i cili mbetur i vrarë në Istog e ai është Kamer Metaj.
Kamer Metaj ishte edhe aktivisht i Lëvizjes Vetëvendosje, siç dëshmohet nga fotografitë në llogarinë e tij në Facebook.