Fjalë Kyçe

Hamza thotë se kostoja financiare e Ligjit për paga është e mbuluar

Hamza thotë se kostoja financiare e Ligjit për paga është e mbuluar

Pas votimit të Ligjit për paga, ministri i Financave, Bedri Hamza është shprehur se përkundër kostos shtesë që mund të ketë ky ligj, aspekti financiar i tij është i mbuluar.

Shefi i kuletës së shtetit ka theksuar se ky vendim pritet të hyjë në fuqi ashtu siç e parasheh ligji, pas 6 muajve.

“Pagat me rritje pritet të dalin kur janë të përcaktuara me ligj. Kur ligji e përcakton atëherë fillon ekzekutimi i pagave sipas ligjit, në ligj shkruan se kur hyn në fuqi. Ne kemi planifikuar se ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore. Nëse e shikoni Buxhetin e Kosovës me kujdes tek masat e pagave, janë 600 e 16 milionë plus tek Ministria e Financave, janë disa kontigjenca të cilat janë dedikuar për iniciativa të tjera ligjore. D.m.th. aspekti financiar edhe kostoja financiare e ligjit është e mbuluar”, tha Hamza në një deklarim para mediave, raporton ksp.

Ndërsa sa i përket votimit të Buxhetit, Hamza është shprehur optimist se gjatë seancës së sotme do të kaloi.

“Sa i përket Projektligjit të Buxhetit, kur të vjen në radhë, ne i kemi përgatitur të gjitha amendamentet. Kam punuar me të gjitha komisionet parlamentare. I falënderoj të gjitha dhe pres që të kalojë pa ndonjë vështirësi”, tha ministri Hamza.