Fjalë Kyçe

Hamza tregon se a do të votohet buxheti, thotë se shteti duhet të funskionojë

Hamza tregon se a do të votohet buxheti, thotë se shteti duhet të funskionojë

Ministri i Financave, Bedri Hamza është shprehru optimist se buxheti për vititn 2019 do të votothet sot në Kuvend.

Hamza, ka thënë se buxheti duhet të aprovohet në mënyrë që shteti të funksionojë, shkruan Gazeta Alo.

“Besoj që do të votohet dhe është e nevojshme të votohet. Pres që sot të aprovohet buxheti dhe të ketë mundësi që shteti të funskionojë”, ka thënë ai.

Ai ka pranuar faktin që sot është një ditë e cila pritet të zgjatë, për shkak se në rend dte ka shumë ligje e të cilat nuk janë të lehta.

“Ju e dini se që nga 31 janari nuk mundemi të bëjmë asnjë pagesë buxhetore. Ka shumë ligje sot edhe ato nuk janë të lehta”, ka thënë ai./Gazeta Alo/