Fjalë Kyçe

Hapet ura kroate që kushtoi 525 milionë euro – ajo do ta transformojë udhëtimin në Ballkan

Hapet ura kroate që kushtoi 525 milionë euro – ajo do ta transformojë udhëtimin në Ballkan

Me prekjen e një butoni prej disa fëmijëve dhe në shoqërim të fishekzjarrëve, Mate Rimac me veturë Nevera ka përshkruar kilometrat e para të urës së Peljeskit, e cila do të jetë simbol i ri i shtetit kroat.

Ura që lidhë jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit kalon një ngushticë detare me gjerësi 2140 metrash, është 2404 metra e gjatë, me një profil lundrimi nën urën 200 me 55 metra dhe projektuesi kryesor është arkitekti, Marjan Pippenbacher.

Ura prej 2.4 kilometrash pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.

I gjithë projekti ka kushtuar 525 milionë euro, nga të cilat 357 milionë euro janë siguruar si grant nga Bashkimi Evropian.

Ura ka 13 hapje, dhe pesë hapjet kryesore janë 285 metra të gjata. Ai u vendos në gjashtë shtylla betoni të armuar 33 metra të lartë. Ka dy korsi lëvizjeje dhe dy korsi ndalimi, të cilat shërbejnë për mirëmbajtjen e saj.

Në vitin 2018, një konsorcium kinez i udhëhequr nga China Road and Bridge Corporation (CRBC) fitoi ofertën për të ndërtuar urën e Peljesacit. Ndërtimi i urës filloi katër vite më parë dhe përfundoi në kohë.

Para mediave ka fol kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili ka treguar ndjenjat e veta duke pohuar se “kjo është një ditë historike. Ky është një projekt pankroat dhe mbipartiak. Një projekt krenarie dhe një projekt i një brezi. Arritëm aktin e bashkimit të jugut të Kroacisë”.

Gjithashtu është deklaruar edhe presidenti, Zoran Milanoviq deklaroi se “Urat janë kryesisht punë e njerëzve të veçantë. Më të mirët prej nesh dhanë jetën dhe shëndetin e tyre. Kjo urë nuk do të ishte e mundur nëse një numër i vogël njerëzish të mirë nuk do të kishin mbrojtur jugun e Kroacisë 30 vjet më parë. Kjo urë na kujton këtë”, duke shtuar se “Kjo urë është për të mirën e të gjithë njerëzve, pa dallim kombi, statusi shoqëror, besimi. Besoj se do të forcojmë vetëdijen tonë”.