Fjalë Kyçe

Hapi gropën për ish-gruan nga xhelozia, për pak humbi jetën brenda

Hapi gropën për ish-gruan nga xhelozia, për pak humbi jetën brenda

Ndarjet janë të vështira për të gjithë, por sidomos për ata që ndahen sepse janë shumë xhelozë.

Një 50-vjeçar në Meksikë e la gruaja pas 14 vitesh, sepse ai e kishte tepruar në shumë raste me xhelozinë. Aq sa ndarja përfundoi me një urdhër gjykate që e detyronte burrin të mos i afrohej gruas apo shtëpisë së saj, ose do të futej në burg.

Gruaja vazhdoi jetën, por një ditë dëgjoi disa zhurma pranë shtëpisë. Mendoi se ishin kafshë, por zhurmat vazhduan edhe në ditët e ardhshme. Kur zhurmat u bënë të dyshimta, ajo shkoi të shohë, dhe vuri re një gropë, rroba të hedhura jashtë dhe shishe me ujë.

Ish burri i saj xheloz kishte hapur një gropë pranë oborrit, që ta përgjonte pa rënë në sy, pa u prekur nga ligji. Por kishte ngecur brenda, pa mundur të lëvizte, për më shumë se 24 orë. Mjekët e gjetën në gjendje të dehidratuar dhe e dërguan menjëherë në spital.