Sot bëhen plot 13 vite nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me këtë rast kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka mbajtur homazhe te varri i tij,shkruan GazetaAlo.
“Rugova, me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim” është shprehur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij i plotë.
“Rugova, me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Kosova idealin e tij dhe të shumë brezave e ka kurorëzuar përmes unifikimit, që u manifestua me krijimin e ushtrisë sonë. Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!”/GazetaAlo.