Fjalë Kyçe

Haradianaj: Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës hap historik

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka shprehur përkrahjen e tij ndaj ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, shkruan GazetaAlo.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se e cilëson Marrëveshjen  e Prespës si hap historik.

“Edhe njëherë u konfirmua se rruga e vetme për stabilitet në rajon është ajo e dialogut dhe e paqes. Ballkani po ecë sigurtë drejt integrimeve euro-atlantike” është shprehur tutje Haradinaj./GazetaAlo/

Postimi i tij i plotë:

Përshëndes hapin historik të votimit për emrin e Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti i Greqisë, që përmbyllë me sukses të plotë Marrëveshjen e Prespës. Edhe njëherë u konfirmua se rruga e vetme për stabilitet në rajon është ajo e dialogut dhe e paqes. Ballkani po ecë sigurtë drejt integrimeve euro-atlantike.

RH